Lajme

Klinaku: Materialin e radhës të Speciales do ta quajmë “Pjata fluturuese”, pasi vjen në CD

0
klinaku:-materialin-e-radhes-te-speciales-do-ta-quajme-“pjata-fluturuese”,-pasi-vjen-ne-cd

Klinaku tregon se ideja për këtë emërim ishte e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të organizatës tashmë i arrestuar.

Kjo për shkak se CD’ja të cilën OVL e UÇK’së e presin pasi “rrufeja” i premtoi se do ta sjellë së shpejti, ka formën e pjatës fluturuese.

“Nëse vijnë dosjet tjera në formë të CD’së, ne do t’i quajmë pjata fluturese”, është shprehur Klinaku në T7.

Tutje ai tregoi se cka do të ndodhë në rast se arrestohet edhe vet klinaku.

“Nëse arrestohem edhe unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku.

“Jemi kryesia dhe këshilli e gjithashtu edhe degët në të gjithë Kosovën. Nëse unë arrestohem, vazhdon punën dikush tjetër pas meje”, shtoi Klinaku.

Lexo të tjera