Sport

Klopp kundër Superligës Evropiane: Mendimi im nuk ka ndryshuar

0
klopp-kunder-superliges-evropiane:-mendimi-im-nuk-ka-ndryshuar

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër, përcjellë lajmi.net.

Se fundmi, për këtë temë ka folur edhe Klopp, i cili është shprehur se është kundër dhe se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

“Kam mendim të njëjtë për Superligën. Është e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë nuk përfshihem. Liverpool është më shumë se një vendim”.

“Qëllimi im gjithmonë ka qenë të jem pjesë e Ligës së Kampionëve. Më pëlqen ideja që West Ham të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“E kuptoj se tifozët janë të zemëruar për shkak të Superligës. Nuk e di pse 12 klubet e bën. Por, gjithmonë është ‘më shumë ndeshje’. Ka të bëjë vetëm me para, asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Vendimi kryesor nëse do përjashtohet Liverpool dhe klubet e tjera nga të gjitha garat do mësohen në ditët në vijim./Lajmi.net/

Lexo të tjera