Fun

Klubet e natës hapen pa kufizime në Vuhan, ish-epiqendra e koronavirusit shënon zero raste

0
klubet-e-nates-hapen-pa-kufizime-ne-vuhan,-ish-epiqendra-e-koronavirusit-shenon-zero-raste

Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime, duke ofruar pamje qe tashmë i ngjajnë botës që njihej para pandemisë, transmeton lajmi.net.

Megjithse Covid-19 vazhdon të infektojë gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit, gjersa Wuhani nuk ka shënuar raste të infektuara me Covid-19 brenda komunitetit prej muajit maj.

Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi me sistem të regjimit komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera