Lajme

KMDLNJ: S’ka kushte për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme

0
kmdlnj:-s’ka-kushte-per-rrezim-te-qeverise-e-as-per-zgjedhje-te-parakohshme

KMDLNJ ka kërkuar unitet të subjekteve politike dhe jopolitike kosovare për tejkalimin e situatës që është shumë e rëndë dhe vetëm pastaj të bisedohet për zgjedhje eventuale.

“KMDLNJ mbështetur në situatën shumë të rëndë të shkaktuar nga COVID-19 vlerëson se pas konsultimit të subjekteve politike mund të caktohet një kandidat konsensual për President të Kosovës , pa pasur nevojë të shkaktohet krizë institucionale. Në këto rrethana nuk ka kushte as për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme. Në rastin më të mirë, nëse ka marrëveshje të subjekteve politike për zgjedhje të parakohshme, ato nuk mund të mbahen para muajit qershor 2021”, thuhet në reagim.

KMDLNJ po ashtu ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, në mënyrë që të zbusin gjendjen tejet të rëndë të bizneseve në Kosovë.

KMDLNJ thotë se nëse ky projektligj nuk votohet pashmangshëm do të falimentojë shumicën e bizneseve, dhjetëra-mijëra vende të punës do të mbyllen e për pasojë do të varfërojë shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë i KMDLNJ-së, pa ndërhyrje:

KMDLNj, ripërsërit kërkesën drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në mënyrë që të zbusin gjendjen tejet të rëndë të bizneseve në Kosovë e që, nëse nuk votohet pashmangshëm do të falimentojë shumicën e bizneseve, dhjetëramijëra vende të punës do të mbyllen e për pasojë do të varfërojë shumicën e qytetarëve të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovë, me mosvotimin e këtij ligji do të bartin përgjegjësi për qytetarët e Kosovës që po vuajnë nga varfëria dhe pasiguria shkaku i humbjeve të vendeve të punës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës mund edhe të mos pajtohen me buxhetin e propozuar por duhet ta kenë të qartë se Buxheti i Kosovës, në rrethana aktuale nuk është Buxhet zhvillimor por i mbijetesës.

KMDLNj, edhe në bazë të kërkesave të shumë qytetarëve, edhe më heret por edhe tani kërkon që paratë e kursyera duhet të shfrytëzohen sipas vullnetit dhe nevojave që i kanë qytetarët e jo që Trusti të vendosë se sa para mund të tërheqin . Deputetët e Kuvendit të Kosovës , me propozim të Qeverisë duhet me urgjencë të ndryshojë Ligjin për Trustin dhe të krijojë kushte dhe mundësi që qytetarët të disponojnë me kursimet e tyre jetësore e jo që për këtë të vendosë Trusti. Këtu nuk mund të diskutohet as shuma 10% e as 30% por se qytetari merr vendim për shumën që i duhet sikur në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëhet e qartë se këto para nuk janë të Trustit por të qytetarëve. Ndryshimi i Ligjit për Trustin duhet të bëhet shpejt . Në rrethana të një energjence ekonomike të shkaktuar nga pandemia, parat e Trustit do të ndihmonin shumë qytetarët të përballojnë këtë gjendje.

KMDLNj përkrahë nismën e kryeministrit Hoti për konsultime me subjektet politike për të gjetur mënyrë për zgjedhje të Presidentit të Kosovës dhe nëse nuk merren vesh atëherë të caktohet data për zgjedhje të reja. Në rrethanat aktuale KMDLNj vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje të reja andaj dyshon edhe në arsyeshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar komune në Besianë- Podujevë dhe në Mitrovicë. KMDLNj kërkon unitet të subjekteve politike dhe jopolitike kosovare për tejkalimin e situatës që është shumë e rëndë dhe vetëm pastaj të bisedohet për zgjedhje eventuale. KMDLNj , mbështetur në situatën shumë të rëndë të shkaktuar nga COVID-19 vlerëson se pas konsultimit të subjekteve politike mund të caktohet një kandidat konsensual për President të Kosovës , pa pasur nevojë të shkaktohet krizë institucionale. Në këto rrethana nuk ka kushte as për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme. Në rastin më të mirë, nëse ka marrëveshje të subjekteve politike për zgjedhje të parakohshme, ato nuk mund të mbahen para muajit qershor 2021. /Lajmi.net/

Lexo të tjera