Sport

Koeman ka mendim të njëjtë sikur Zidane: Messi dhe Ramos duhet të qëndrojnë në La Liga

0
koeman-ka-mendim-te-njejte-sikur-zidane:-messi-dhe-ramos-duhet-te-qendrojne-ne-la-liga

Menjëherë pasi ka shprehur këtë qëndrim, Ronald Koeman gjithashtu ka komentuar këtë çështje, përcjell lajmi.net.

“Zidane tha se dëshiron që Messi të qëndrojë, a dua unë që Ramosi të bëjë një gjë të tillë? Gjëja më e mirë është që lojtarët më të mirë të qëndrojnë në La Liga. Shpresoj që Messi të qëndrojë me ne dhe Ramosi në Real Madrid”, ka thënë Koeman.

Kontratat e Messit dhe Ramosit do të përfundojnë në qershor të këtij viti dhe akoma nuk janë marrë vesh për një rinovim të kontratës me klubet e tyre./Lajmi.net/

Lexo të tjera