Katalanët janë duke bërë përpjekjet e fundit për të bindur skuadrën angleze.
Është trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman që konfirmoi në konferencë për shtyp interesimin e tyre për Garcian, duke thënë se e duan atë në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Barcelona tani do të nisin një tjetër ofertë drejt Manchester Cityt, kur kemi hyrë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Garcia pikërisht nga Barcelona është transferuar te Manchester City në vitin 2018./Lajmi.net/