Sport

Koeman: Penaltinë e pa e gjithë bota, VAR-i ekziston për këto situata

0
koeman:-penaltine-e-pa-e-gjithe-bota,-var-i-ekziston-per-keto-situata

Barcelona humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por në minutat e fundit, përkatësisht në min (82′), Braithwaite u rrëzua në zonë pas një kontakti me Mendyn, shkruan lajmi.net.

Gjyqtari vendosi që nuk kishte aq kontakt sa të dhurohej një penalti, por holandezi mendon tërësisht ndryshe.

Pas ndeshjes, ai deklaroi se ishte penalti e qartë.

“Penaltia ishte e qartë, shumë e qartë! Ne kemi sistemin VAR për situata të tilla”, tha ai.

“Më mirë të mos flas më shumë. Duhet ta pranojmë dhe ta mbyllim gojën”, shtoi ai.

“Nuk jemi mbrojtur mirë dhe nuk kemi qenë të mirë në pasimin e fundit”, tha holandezi.

“Penaltinë e pa e gjithë bota, nuk e kuptoj anësorin që ishte vetëm 10 metra larg”, tha Koeman.

“Jam shumë optimist për La Ligan në këtë sezon, kemi humbur një ndeshje por kemi edhe nëntë tjera”, përfundoi Ronald Koeman./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera