Sport

Koha e Ramsey dhe Rabiot te Juventusi ka mbaruar

0
koha-e-ramsey-dhe-rabiot-te-juventusi-ka-mbaruar

Sipas La Repubblica, dy mesfushorët nuk janë më në planet e klubit për të ardhmen, ngase nuk kanë bindur që nga arritja te “Bianconerët”, përcjellë lajmi.net.

Juventus i transferoi të dy në verën e vitit 2019 nga Arsenal, respektivisht PSG-ja.

Rabiot ka zhvilluar 75 ndeshje që nga largimi prej klubit francez, derisa Ramsey ka regjistruar 63 paraqitje.

Të dy kanë nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2023, por Juventus synon t’i zëvendësojë gjatë afatit të ardhshëm veror.

Gazeta italiane raporton se “Zonja e Vjetër” shpreson të nënshkruajë me Hakan Çalhanoglun nga Milan, derisa mesfushori i dytë thuhet se është Manuel Locatelli nga Sassuolo./Lajmi.net/

Lexo të tjera