Lajme

Komisioneri i BE-së bën thirrje të përshpejtohen reformat në Kosovë

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur rreth pandemisë, rimëkëmbjes ekonomike, reformave dhe liberalizimit të vizave.

“Ka kaluar kohë e gjatë për shkak të krizës së pandemisë. Kemi pasur kontakte të shpeshta. Për mua sot shënohet një ditë ku mendoj që kam sjellë disa lajme të mira jo vetëm për Kosovën por për mbarë rajonin”, tha ai.

Sipas Varhelyit, BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon.

“E kam fjalën për realitetin ekonomik të bizneseve, qytetarëve, dhe mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës në rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon. Siç e theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro në grante dhe me koordinimin me institucionet do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Verhelyi, raporton KOHA.

Ai gjithashtu theksoi se

“Kemi punuar edhe me kryeministrin e Kosovës dhe kemi dëgjuar se cilat janë kërkesat kryesore për të krijuar klimën e investimeve dhe të mund të rritet numri i punësimeve. Planin e sotëm dhe prioritetet është i përbashkët. Duhet që të gjithë rajoni të zbatojnë këtë plan dhe të bashkëpunojmë, është vendimtare të kemi fushë të përbashkët ekonomike në Ballkan sepse këto investime duhet të funksionojnë në nivel rajonal. Projektet që po i sugjerojmë kanë ndikim rajonal. Sot është ditë e madhe dhe shpresoj që e konsideroni si ofertë të madhe nga ana jonë dhe si çdo ofertë tjetër vjen me kërkesa. Kërkesa jonë është të përshpejtoni reformat, sepse këto investime shkojnë me përpjekjet për reforma. E di që qeveria është zotuar por duhet të përshpejtojnë reformat, edhe lidhur me ligjin. Duhet kapacitet për t’i shfrytëzuar këto fonde. Duhet të punoni dhe t’i realizoni sa më shpejtë reformat”, tha ai./KI

Lexo të tjera