Lajme

Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për ndërtimin e strehimores për komunitetin LGBTI

0
komuna-e-prishtines-ndan-300-mije-euro-per-ndertimin-e-strehimores-per-komunitetin-lgbti

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.

Kjo pikë u miratua me 26 vota për 5 abstenime nga të gjitha grupet e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan, shkruan lajmi.net.

Buxheti kap vlerën prej 86 milionë eurove.

Derisa, shumica e komunitetit LGBTI detyrohet të jetojë një jetë të fshehtë ose të dyfishtë me frikë të vazhdueshme nga diskriminimi, Komuna e Prishtinës po synon të bëjë më publik aktivitetin e këtij komuniteti.

Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e një strehimoreje për personat, që i përkasin komunitetit LGBTI.

Ky projekt figuron në buxhetin i cili u miratuar dje në Kuvend. Për ndërtimin e strehimores janë paraparë 300 mijë euro. Ndërkohë, lokaliteti për ndërtimin e strehimores akoma nuk është caktuar përfundimisht./Lajmi.net/

Lexo të tjera