Lajme

Komuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për fermerët që pësuan dëme nga të reshurat

0
komuna-e-prishtines-ndan-400-mije-euro-per-fermeret-qe-pesuan-deme-nga-te-reshurat

Ai ka thënë se Komisioni ka vlerësuar shumë edhe më të lartë por, sipas tij, këto ishin mundësitë e Komunës.

Sipas tij, fermerët kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat dhe potencon që atyre mbi “qafë” u ka rënë edhe kriza ekonomike.

Ky është njoftimi i Shpend Ahmetit:

Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.

Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.

Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera