Lajme

Komuna e Shtimës pa asnjë linjë autobusi për në Prishtinë, banorët maltretohen duke qëndruar në këmbë

0

Udhëtimi nga komuna e Shtimes në Prishtinës zgjat 40 minuta, e ndonjëherë edhe më shumë për shkak të kolonave.

30 kilometra banorët e Shtimes detyrohen të qëndrojnë në këmbë duke u luhatur për shkak numrit të madh të udhëtarëve në linjën e autobusit Prizren-Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasiqë, komuna e Shtimes nuk u ka siguruar ende një linjë të autobusit Shtime-Prishtinë qytetarëve që punojnë në kryeqytet, por udhëtojnë me autobusë nga komuna e Prizrenit.

Ata madje nuk kanë asnjë stacion se ku të presin autobusin.

Kryetari i komunës, Naim Ismajli në vitin 2009 kishte premtuar se çështja e stacionit të autobusëve do të përfundonte deri në vitin 2011, por tash e 11 vite asnjë gurthemel nuk u vu askund.

Ndërsa, për funksionimin e një linje Shtime-Prishtinë, nga komuna e Shtimes në një përgjigje për IndeksOnline kanë thënë se “Komuna e Shtimes çdo herë ka bërë kerkesë për operatorët e interesuar por ende s’ka shprehur interesim ndonjë kompani për këtë linjë”.

“Në Komunën e Shtimes ka filluar procesi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartimi dhe Miratimi i Hartave Zonale.

Ky proces planifikohet të përfundoj gjatë viti 2020. Në këtë proces do të caktohet edhe lokacioni i mundshëm për Stacionin e Autobusëve.

Me Draft Planin Zhvillimor Komunal, lokacioni i stacionit të autobusëve në qytetin e Shtimes, është përcaktuar të jetë në pjesën e ish stacionit të vjetër të Policisë. Draft-Plani Zhvillimor Komunal ende nuk është aprovuar nga Kuvendi Komunal”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre, me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartimin dhe Miratimin e Hartave Zonale ky proces do të përfundoj.

Sipas Institutit GAP, deri më tani nga 19 premtimet e Ismajlit, 9 janë përfunduar, 7 janë gjysmë të përmbushuara dhe 3 të filluara ku bën pjesë edhe Hartim i projektit për Stacionin e Autobusëve.

Buxheti i Komunës së Shtimes pas rishikimit të buxhetit është 7,937,712.00.

Lexo të tjera