Lajme

Komuna e zvarrit projektin për ndërtimin e rrugëve rurale, shpalli disa herë fitues ofertat e kundërligjshme

0
komuna-e-zvarrit-projektin-per-ndertimin-e-rrugeve-rurale,-shpalli-disa-here-fitues-ofertat-e-kunderligjshme

Këtë tender, Komuna e Prishtinës e ka ndarë në tetë pjesë (loto). Të gjitha kontratat, pos për lot 1 janë nënshkruar në tetor të vitit 2020. Pjesa e parë, ku bëjnë pjesë disa rrugë të fshatrave të Prishtinës është duke shkuar me shkelje ligjore nga ana e prokurimit të Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Pasi e anuloi tri herë këtë pjesë te tenderit, së fundmi Komuna ka publikuar njoftimin për fituesin e tenderit. Për kontratë janë rekomanduar kompanitë në konzorcium “Quality Asphalt” & “Mirusha Company” në vlerë prej 789. 377,55 euro. Kompania e dytë është në pronësi të vëllezërve të ish ambasadorit dhe këshilltarit të Ramush Haradinaj, Sylejman Selimi.

Lajmi.net ka mundur të shohë të shohë dosjet e ofertimit të kompanive dhe ka parë se këtij konzorciumi i mungojnë disa dokumente të cilat i ka kërkuar prokurimi komunal në dosje të tenderit.

Në ofertë mungon aneksi 6 –një listë e kontratave të realizuara, ku duhet të saktësohet titulli i kontratës, shuma e kontratës, data e fillimit dhe data e përfundimit dhe përfituesit, si dhe listës që duhej bashkangjitur referencat ose certifikata për punët e kryera.

Sipas dosjes së tenderit është kërkuar që kompanitë të ofrojnë dëshmi për minimum 30 punëtor të paraqitur në ATK për 3 vitet e fundit. “Mirusha Company” shihet se ka ofruar vetëm listën e pagave të ATK për vitin 2019, 2020. Për vitin 2018 nuk e ka ofruar.

Po ashtu, shihet që mungon pjesa 5 –“Identifikimi financiar” i kërkuar në dosjen e tenderit.

Kompania “Nëntë Vëllezërit”  & “NV Company” kanë nënshkruar me komunën kontratë për lot 2 në tetor 2020. Ndërkohë, ka qenë rregull në Dosjen e tenderit që një kompani mund të fitojë vetëm një lot, ndërsa kjo kompani është serish në garë, dhe për lot 1, ajo është cilësuar si kompani e pa suksesshme, por jo e eliminuar.

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shpallje të fituesve për lot 1 erdhi pas ankesave që patën kompanitë në Organin Shqyrtues të Prokurimit për shkelje të ligjit.

Komuna, fillimisht e pat shpallur fitues kompaninë “Bageri”, por ishte gjetur shkalje në këtë vendim, dhe komuna më pas e kishte kthyer në rivlerësim tenderin duke shpallur fitues.

Lajmi.net kishte raportuar se kompania “Bageri”, nuk i ka plotësuar kushtet e parapara, pasi nuk kishte vendosur çmime fare për 22 artikuj.

Zbulohet manipulimi i Komunës së Prishtinës me tenderin milionësh

Me këtë rast Komuna, duke parë se këto gabime janë të papërmirësueshme gjatë kësaj faze, pasi që ndryshimi do të konsiderohej ndryshim në aspektin material të ofertës, është dashur që tenderi të shpallej i papërgjegjshëm dhe operatori ekonomik të eliminohej nga procedura e tenderimit për lot I. Mirëpo, komuna më këtë rast, pas ankesës së kompanive, ka bërë korrigjim të njoftimit dhe operatorin që nuk i kishte plotësuar kushtet konfomë kërkesave nuk e kishte eliminuar,  por e ka shpallur fitues për një pjese tjetër të tenderit. Pra, vetëm janë ndërruar vendet e fituesve.

Më pasi ka pasur ankesa, dhe Komuna e kishte shpallur fitues kompaninë “Kema Company”. OSHP-ja  kishte gjetur shkelje dhe e kishte kthyer në rivlerësim tenderin, komuna përsëri e kishte shpallur fitues kompaninë e njëjtë pas rivlerësimit dhe përsëri ka pasur ankesa, ndërkohë edhe njëherë OSHP-ja kishte marr endnim që lënda të kthehet në rivlerësim. Javën e kaluar komuna e ka shpallur fitues konzerciumin “Quality Asphalt” & “Mirusha Company”.

Ndërkohë, procesi është në fazën e ankesave. /M.B -Lajmi.net/

Lexo të tjera