Teknologji

Konfirmohet iPhone 12 Mini, çmimet jo aq të lira sa priteshin

0
konfirmohet-iphone-12-mini,-cmimet-jo-aq-te-lira-sa-priteshin

Tani që është tetor, lançimi i iPhone 12 është praktikisht këtu tashmë, i planifikuar për të martën, 13 tetor, shkruan T3.

Rrjedhjet e fundit kanë sugjeruar që të katër modelet e iPhone 12 do të prezantohen më 13 tetor.

iPhone 11 filloi me tre variante: modeli standard iPhone 11, iPhone 11 Pro, dhe iPhone 11 Pro Max, transmeton Telegrafi.

Jon Prosser, një analist që shënon lajme shpesh për Apple dhe të gjitha pothuajse të sakta, ka thënë se tashmë po vjen edhe iPhone 12 Mini.

Ne kemi dëgjuar për herë të parë për këtë iPhone të ri javën e kaluar.

Prosser thotë se dërgesa e parë e Apple e telefonave inteligjentë që do të dërgohet te shpërndarësit javën e ardhshme dhe do të përfshijë vetëm iPhone 12 Mini dhe iPhone 12.

Ai gjithashtu konfirmoi se të dy aparatet do të jenë në dispozicion në opsionet 64 GB, në vend që të fillojnë me 128 GB.

Ky mund të mos jetë lajmi i mirë për të cilin shpresojmë, pasi analistët e industrisë parashikojnë që seria iPhone 12 do të jetë 100 dollarë më e shtrenjtë se iPhone 11 për shkak të mbështetjes së shtuar për 5G.

Kështu që potencialisht po shohim një çmim fillestar prej 799 dollarë për modelin iPhone 12 64GB.

Lexo të tjera