Sport

Konfirmohet nga Bayern, Martinez largohet në verë

0
konfirmohet-nga-bayern,-martinez-largohet-ne-vere

Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje që të mos e vazhdojnë kontratën pas 30 qershorit, përcjellë lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Bayerni përmes një komunikate zyrtare:

“FC Bayern dhe Javi Martinez i thonë mirë u pafshim pas nëntë viteve të suksesshme se bashku dhe faleminderit nga zemra”.

“Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje të mos e vazhdojnë kontratën pas 30 qershorit”, shkruhet në komunikatë.

32-vjeçari ka fituar Superkupën e UEFA-së, dy herë Kupën e Botës për klube, Kupën e Gjermanisë pesë herë dhe Superkupën e Gjermanisë katër herë, nëntë herë Bundesligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Lexo të tjera