Lajme

Konfirmohet një rast me koronavirus në shkollën ‘Ismail Qemali’, nxënësit e asaj klase hyjnë në izolim

0
konfirmohet-nje-rast-me-koronavirus-ne-shkollen-‘ismail-qemali’,-nxenesit-e-asaj-klase-hyjne-ne-izolim

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka bërë të ditur se pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më 5 tetor 2020, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.

Në njoftim thuhet se klasa është dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja.

Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.

“Me shpresën që do të marrim rezultate negativ për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Lexo të tjera