Sport

Konfirmoi largimin nga Bayerni, Schweinsteiger ka një mesazh për Flick

0
konfirmoi-largimin-nga-bayerni,-schweinsteiger-ka-nje-mesazh-per-flick

Flick pas ndeshjes me Wolfsburgun të cilën Bayerni e fitoi me rezultatin 3-2, deklaroi se do të largohet nga kampioni gjerman në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Flick deklaroi se edhe klubi edhe lojtarët tashmë janë në dijeni të vendimit të tij, dhe nuk përjashtoi një kalim tek Kombëtarja gjermane.

Pas lajmit se Flick do të largohet, ka reaguar legjenda e klubit, Bastian Schweinsteiger.

Schweinsteiger në rrjetin e tij social, Twitter, pati plot lëvdata për trajnerin gjerman.

“Bayerni të emëroi si menaxher rezervë dhe ti i fitove të gjitha për ta”, tha Schweinsteiger.

“Në çfarëdo mënyre që kjo do të përfundojë, urime Hansi Flick”, përfundoi Bastian Schweinsteiger./Lajmi.net/

Lexo të tjera