Lajme

Konjufca: Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën

0

Glauk Konjufca, numri dy i Vetëvendosjes, komentoi faktin se tashmë drejtuesit kryesorë të UÇK-së kanë përfunduar në Gjykatën Speciale, duke tronditur së pari skenën politike në Kosovë.

“Kjo që ndodhi pritej, në momentin që është votuar Gjykata Speciale dhe është themeluar prej institucioneve të Kosovës.

E dinim që do vinim në një ditë si kjo, kur në bankën e drejtësisë do merren figurat më të rëndësishme të UÇK.

Qëndrimet e VV nuk kanë ndryshuar për Gjykatën Speciale që prej vitit 2015, pasi qëndrimet tona janë parimore. Kjo gjykatë është e dëmshme për Kosovën, pavarësisht emrave të përveçëm që janë marrë tani nga gjykata. Kjo gjykatë krijon një koncept për Kosovën si vend i paaftë për të prodhuar drejtësi.

Qëllimi i kësaj gjykate është shënjestrimi i një organizate: UÇK-ja. Kështu mbeten të paprekura krimet e Serbisë,” tha Konjufca

Lexo të tjera