Lajme

Konjufca: Pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës është lufta çlirimtare e UÇK-së

0
konjufca:-pjesa-me-e-lavdishme-e-historise-se-kosoves-eshte-lufta-clirimtare-e-uck-se

Glauk Konjufca deklaroi  se sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë.

“Pa sakrificën dhe rënien e dëshmorëve s’do të ishte e mundshme liria e popullit tonë. As shtetësia e as pavarësia. Kështu që sa të ketë gjallë komb shqiptarë, ata do të nderohen e respektohen gjithmonë”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Tutje Konjufca shtoi se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe e kombit tonë është lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe kombit tonë është lufta jonë çlirimtare e UÇK-së dhe rënia e mbi 2 mijë e 500 dëshmorëve, rënia e 14 mijë martirëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, prandaj lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”./Lajmi.net/

Lexo të tjera