Lajme

Konjufca thotë se Agim Veliu u shkarkua për shkak të planeve të fshehta me presidentin Thaçi

0

Në një vjetorin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë folur për shkarkimin e Agim Veliu dhe se çka e kishte shtyrë ish-kryeministrin Albin Kurti ta lironte nga pozita.

Në një konferencë para mediave, ish’ministri Glauk Konjufca ka thënë se ministri Agim Veliu kishte bërë plane të fshehta me presidentin Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Për shkak të planeve të Ministrit të Brendshëm me presidentit, kryeministri nuk pajtohet me ministrin, ekzistojnë faktet që z.Kurti jo thjesht e ka shkarkuar Agim Veliun, z.Kurti ia ka kërkuar edhe një emër tjetër z.Mustafa, është shumë e rëndësishme si fakt, kam dëgjuar shumë nëpër media duke e fajësuar LVV’në apo duke u munduar pak në stilin e pyetjes tuaj a keni ditë apo jo”, ka thënë ai.

Tutje, Konjufca ka thënë se tashmë nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme e se presidenti nuk po tenton që t’i marrë kompetencat e Qeverisë.

“LVV’ja është e bindur se kryeministri e ka përgjegjësi kushtetuese në momentin kur nuk pajtohet me një ministër, dhe kur këtë mospajtim nuk e konsideron të vogël dhe i cili mund të fshihet nën tepih që është fundamental për një çështje që ka interes edhe presidenti siç ishte marrja e kompetencave të Qeverisë. Tash nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, e ka kryeministrin e vet”, ka deklaruar ai./BS

Lexo të tjera