Bota

Kontrabanduesi i gjedheve në Viti godet policin me kamion duke tentuar të ikë nga arrestimi

0
kontrabanduesi-i-gjedheve-ne-viti-godet-policin-me-kamion-duke-tentuar-te-ike-nga-arrestimi

Në polici deklaruan se bëhet fjalë për 25 krerë gjedhe të konrabanduara nga origjina ende e panjohur, teksa vozitësi i kamionit me të cilin po barteshin është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, njofton Klan Kosova.

“Ai është ndalur diku në rrethinën e Vitisë dhe gjatë kontrollit është gjetur se ka një sasi të konsiderueshme të gjedhëve të gjalla që dyshohet të jenë të kontrabanduara”, ka deklaruar Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Për Klan Kosova, ngjarjen e rrëfeu edhe një dëshmitar.

Ende nuk dihet se për ku ishin të destinuara kafshët.

Lexo të tjera