Lajme

Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i hakohet llogaria në Facebook

0

Pak orë pasi e pranoi detyrën e koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i është hakuar llogaria e tij në “Facebook”.

Në llogarinë e tij dikush ka lënë një mesazh dukë thënë se nuk e ka për qëllim ta mbajë llogarinë e Berishës, por se ka dashur të dëshmojë se “në dorë të kujt” ka mbetur siguria kibernetike.

“Mos m’shkruani mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jam tu e kontrollu. Vetëm vlerësone ju se në dorë të kujt ka mbet siguria kibernetke. Përndryshe kam respekt për çdo kë që është në luftë ama nuk shkon pse ke luftu tash me u bë milioner e 100 poste i marr”, shkruhet në llogarinë e Berishës.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm, Agim Veliu, njoftoi për emërimin e Berishës në poziten e sipërpërmendur. /Zëri

Lexo të tjera