BotaLajme

Koreja Veriore e vret dhe më pas e djeg një zyrtarë të Koresë Jugore

0

Ushtarët e Koresë së Veriut vranë dhe dogjën një zyrtar të Koresë së Jugut, raportuan autoritetet jugoro-koreane, e cila dënoi këtë “akt brutal”.

Seul tha se burri u zhduk nga një anije patrullimi afër kufirit dhe u gjet më vonë në ujërat e Koresë së Veriut, raporton BBC,

Sipas pretendimeve nga Seuli, ushtarët e Koresë së Veriut e vranë atë dhe më pas derdhën vaj në trupin e tij dhe i vunë flakën. Këto përfundime u arritën duke analizuar “informacione të ndryshme”.

Pyongyang nuk e komentoi incidentin. Koreja e Veriut ka forcuar kontrollet në kufijtë e saj dhe forcat e saj thuhet se lejohen të “gjuajnë dhe vrasin” për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Zyrtari i vrarë dyshohet se ka punuar për Ministrinë e Peshkimit dhe u vra në një anije patrullimi 10 kilometra nga qyteti me Korenë e Veriut, më saktësisht, pranë ishullit Yeonpyeong, ku u zhduk të hënën.

Bëhet fjalë për një burrë 47 vjeç, i cili ishte baba i dy fëmijëve. Ai dyshohet se është marrë në pyetje nga autoritetet e Koresë së Veriut dhe më pas është urdhëruar të vritet dhe të digjet./Telegrafi/

Lexo të tjera