Fun

Kosherja e parë e grerëzave vrasëse kishte 200 mbretëresha

0
kosherja-e-pare-e-grerezave-vrasese-kishte-200-mbreteresha

Kur shkencëtarët e Washington shkatërruan kosheren e parë të grerëzave vrasëse të gjetur në territorin e tyre, ata kuptuan se në mesin e tyre kishin qenë 200 mbretëresha, shkruan “TheGuardian”.

Të gjitha mbretëreshat kishin potencial për të krijuar koloninë e vetë pas çiftimit, transmeton lajmi.net.

Kërkuesit u shprehën se kishin arritur ta neutralizojnë gjithë koloninë në momentin e fundit dhe se nëse ishin vonuar sado pak, do të ishte shumë vonë.

Këto grerëza janë shumë infektuese në rast të pickimit, por gjithashtu mund të shkaktojnë edhe vdekjen në raste të rralla. Në rast të pickimit disa herë, do të jetë e pa mundur që të shpëtoni gjallë.

Këto grerëza gjithashtu vrasin dhe ushqehen me insekte të tjera, veçanërisht me bletë mjalti.

Shkencëtarët mendojnë se ka edhe koshere të tjera, pasi që nuk mund ta dinë nëse ndonjë mbretëreshë është çiftuar dhe ka lënë koloninë për të krijuar të veten. Ata shprehen se do të neutralizojnë çdo koshere që gjendet por ato nuk janë lokalizuar akoma.

Këto grerëza kanë madhësi 5 cm.

Edhe pse në shtetet aziatike këto grerëza kanë vrarë shumë më shumë njerëz, shkencëtarët nuk mendojnë se do të ketë shumë pasoja fatale në shtetin e tyre si shkak se numri i koshereve nuk është aq i lartë sa në Azi.

Kë këtë koshere shkencëtarët kanë gjetur:

190 larva,

108 pupa, të cilat ishin thuajse të gjitha mbretëresha,

112 grerëza punëtore,

Dhe 76 mbretëresha të rritura të pa çiftuara.

Gjithashtu edhe 85 grerëza punëtore ishin kapur paraprakisht me vakum.

Ata për herë të parë kanë gjetur një grerëz vrasëse para një viti në këtë zonë dhe e para është kapur këtë korrik.

Kërkuesit thanë se ata akoma nuk e kanë kuptuar se si kanë arritur të udhëtojnë këto grerëza në kontinent tjetër, por thonë se qëllimi i tyre është t’i shfarosin të gjitha. /Lajmi.net/

Lexo të tjera