Sport

Kosova e gatshme për miqësoren ndaj Shqipërisë

0
kosova-e-gatshme-per-miqesoren-ndaj-shqiperise

‘Dardanët’ të mërkurën me fillim nga ora 16:00, zhvillojnë përballjen miqësore ndaj Shqipërisë, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Në stërvitjen e fundit të mbajtur në ditën e martë, trajneri Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistë, dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e së nesërmes.

Njoftimi i FFK-së:

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë në Durrës dhe të fundit para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në “Elbasan Arena”. Në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistët e paraparë për ndeshjen e nesërme, e ku është përqendruar në shpjegimin e skemave të ndryshme gjatë lojës. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë

/Lajmi.net/

Lexo të tjera