Lajme

Kosova të ndërtojë konsensusin dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë

0
kosova-te-ndertoje-konsensusin-dhe-te-vazhdoje-dialogun-me-serbine

Por, kërkesa e Serbisë për të diskutuar rreth temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe refuzimi i qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, kishte shkaktuar ngecje në këtë proces.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë se Kosova duhet guximshëm të shtyjë përpara procesin e dialogut dhe të futet në të me të gjitha temat e nevojshme, me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale.

“E rëndësishme është që Kosova guximshëm të shtyjë përpara procesin, të futet në proces me të gjitha temat e nevojshme për të arritur marrëveshje. Të ndërtojë, të fuqizojë, të shtyjë përpara kornizën gjithëpërfshirëse, të insistojë në përshpejtimi ne dialogut, përkundër rrethanave që po e bëjnë dhe të shihet më të vërtetë a është Serbia e gatshme për marrëveshje, sepse këtu është dyshimi kryesor.Kosova të hap ide, të ndërtojë ide profesionale, strategjike për zgjidhje, cilat janë modalitetet që Kosova i ofron, nuk mund Kosova të refuzojë tema të hyrjeve në dialog, as atë as këtë, të futet guximshëm”, thotë ai.

Sipas Rashitit, Kosova duhet të ndërtojë opsione në tavolinë, të guximshme e të mjaftueshme që e bëjnë atë të ketë një pozicion shumë më të mirë në këto negociata.

“Asgjë e keqe, asgjë e dëmshme nuk po ndodh në negociata, as nuk do të ndodh, do të diskutohet marrëveshja finale me komponentët e saja, do të vijmë deri të ajo do të shihet shumë shpejtë por nuk duhet t’’ devijojmë momentit kur duhet Serbia të ekspozohet për njohje të Kosovës, ose normalizim të plotë dhe të punojmë sa më shumë që në fund të vitit, apo në pranverë Serbia t’i ekspozohet këtij realiteti dhe të kuptohet a po ecim drejt një normalizimi apo Serbia prap heziton të bëjë marrëveshje. E debate i brendshëm për Asociacionin, për mungesën e vullnetit politik, guximit politik, konsensusit politik, vetëm sa po e dërrmon Kosovën”, thotë ai.

Por, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Çohu”, vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk ka pse të hapë temën e Asociacionit, derisa për të njëjtën ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese.

“Për aq kohë sa kjo kushtetutë është në funksion dhe është në implementim dhe zbatim, Qeveria jonë nuk mund të nënshkruajë marrëveshje tjetër për Asociacionin për me ra në kundërshtim me Kushtetutën, kështu që nuk ka nevojë Qeveria e Kosovës edhe njëherë me fillu e me hap këtë temë derisa për ketë temë kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese, që mendoj që është obligim i të gjitha institucioneve tonë për me respektua atë vendim”, thotë ai për KosovaPress.

Demhasaj kujton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit, marrëveshja për Asociacionin shkel frymën Kushtetuese.

Në këtë drejtim, ai thotë se statuti për themelimin e Asociacionit duhet të krijohet në parim me vendimin e Kushtetueses.

“Reagimi i qeverisë duhet të jetë që duhet të fillohet me krijimin e një statuti për Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe por që është në parim dhe frymën me vendimi ne Gjykatës Kushtetuese dhe sapo të krijohet ky statut, duhet prapë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për një aprovim formal se a është apo jo ai vendim konform vendimit të gjykatës Kushtetuese, ky është reagimi i vetëm që qeveria jonë mund ta bëjë dhe nuk mund assesi të tejkalojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë”, shton ai.

Muajt e fundit, Bashkimi Evropian ka rritur presionet lidhur me vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak një muaj më parë vizitoi Kosovën dhe deklaroi se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, Kosovë-Serbi, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë dy vendet kanë nënshkruar edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij por Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo të tjera