Lajme

Kosovarët në zor se u ndaluan dasmat në lokale, ia krisin valles në mes të Autostradës “Ibrahim Rugova”

0

Asgjë nuk i ndalë dasmat. Çudirat nuk kanë të ndalur. Ndonëse Qeveria e Kosovës e ka ndaluar mbajtjen e dasmave nëpër restorante e salla të ndryshme, qytetarët gjejnë alternativa për mbajtjen e tyre, shkruan Reporteri.net.


Një grup dasmorësh të mërkurën e kanë shfrytëzuar autostradën për të vallëzuar. Kënga e vallja madje është skenë e shpeshtë në pushimoret e autostradave tona.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar një video në të cilën një grup dasmorës po vallëzojnë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Theksojmë se Qeveria e Republikës në kuadër të masave për parandlaimin e Covid-19, ka ndaluar tubimet me më shumë se 5 persona.

Muajt e kaluar madje ka pasur edhe protesta ku është kërkuar që dasmat të lejohen.

Për të shikuar videon kliko në linkun:

https://video.gjirafa.com/dasem-autostrada-mp4

Lexo të tjera