Lajme

Kosovari i komenton në foto themeluesit të Facebook: Ka një kërkesë për të derisa e quan “sarillan”

0

Mark Zuckeberg tanimë është një nga njerëzit më të suksesshëm në botë me themelimin e rrjetit social Facebook, që tani është  një nga më të popullarizuarit, shkruan Gazeta Metro.


Ai vazhdimisht është aktiv në profilin e tij, derisa merr komente të ndryshme nga gjithë bota.

E së fundmi ishte një koment që mori nga një kosovar, që doli të jetë shumë qesharak.

Ai ‘u ankua’ te Zuckeberg se babai i tij po e kalon gjithë kohën me video live në Facebook.

‘’Sarillan a ka mundsi me hek liven prej fisbuki se ma mur ftyren baba tu hi qdo dit nta’’, thuhej në komentin e tij.

Padyshim që ky ishte një ndër komentet më qesharake që mund të ketë marrë Zuckeberg, derisa në vendin tonë Facebook është shumë i popullarizuar nga të gjitha moshat./gazetametro.net

Lexo të tjera