Lajme

Kosovari nga Klina bëhet oficer në Forcat Ajrore në SHBA

0

Forcat Ajrore në SHBA nga tani do ta kenë një oficer me origjinë nga Kosova.

Edmond Smajli, me origjinë nga komuna e Klinës, të hënën është shpallur zyrtarisht oficer në “US Air Force”, shkruan Zeri.info.

Ai ka bërë betimin si oficer para udhëheqësve të shtetit të Teksasit, ka njoftuar familja e tij.

“Jemi shumë te lumtur se ëndrra e tij gradualisht po bëhet realitet. Kurse për familjen është ndjenjë që sado pak i kthejmë borxhin këtij vendi të bekuar që bëri aq shumë për popullin shqiptar”, ka shkruar një prej familjarëve të Smajlit në rrjetet sociale./Zëri/

Image

Image

Image

Image 

Lexo të tjera