Sport

Kosovë U21 – Austri U21: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

0
kosove-u21-–-austri-u21:-forma-e-skuadrave-ne-pese-ndeshjet-e-fundit

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Dardanët e rinj do të synojnë fitoren ndaj një kombëtare mjaft potente.

Para kësaj ndeshje, statistikat e pesë ndeshjeve të fundit flasin në favor të mysafirëve, megjithatë, skuadra e Rafet Prekazit ka ditur të jetë problematike në shtëpinë e saj.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova numëron vetëm një fitore dhe katër humbje të tjera.

Kosovë 0:6 Angli
Austri 4:0 Kosovë
Shqipëri 2:1 Kosovë
Angli 2:0 Kosovë
Kosovë 3:1 Turqi

Austria në anën tjetër ka grumbulluar dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke u mposhtur tri herë të tjera.

Austri 1:2 Angli
Austri 1:5 Shqipëri
Austri 4:0 Kosovë
Angli 5:1 Austri
Austri 3:0 Turqi

Sonte, në Prishtinë, Dardanët synojnë të përmirësojnë rekordin, për të kthyer buzëqeshjen te tifozët e Kosovës, pas ndeshjes së mbrëmshme të kombëtares A. /Lajmi.net/

Lexo të tjera