Sport

Koulibaly mund të qëndrojë te Napoli

0
koulibaly-mund-te-qendroje-te-napoli

Koulibaly është një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe në merkato, me skuadra si PSG e Man City që interesohen për të.

Mbrojtësi senegalez është aset i rëndësishëm  për Napoli, prandaj kërkesat e presidentit të skuadrës, Aurelio De Laurentiis janë shumë të mëdha.

Sipas ‘La Repubblica’, çmimi që po kërkohet për senegalezin është suhmë i lartë për PSG e Man City, transmeton lajmi.net.

E përditshmja italiane shkruan se 80 milionë euro nuk arrihen dot nga asnjëra skuadër.

Manchester City raportohej të kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin, por mungon marrëveshja me klubin.

Në rast qëndrimi te Napoli, Koulibaly do të jetë konkurrencë shtesë për Amir Rrahmanin. /Lajmi.net/

Lexo të tjera