Por, ajo po ashtu po shijon motin e mirë përpara festës së Falënderimeve në Kaliforninë e Jugut, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Kourtney theksoi linjat e saj të mërkurën e veshur me bikini dypjesëshe, ndërsa postoi disa fotografi në Instagram para festës së Falënderimeve.
41-vjeçarja i la pak vend imagjinatës në rroba-banjot, të cilat përputheshin në mënyrë perfekte me linjat e saj teksa po merrte rreze dielli.
Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa kalonte gishtat nëpër flokët e lagur, ndërsa po mbante edhe një palë syze dielli.
Në mbishkrimin e fotos, ajo la një emoji të një gjeldeti, ndërsa familja e saj po përgatitet për këtë festë.
Po ashtu, Kourtney ndau edhe një video të shkurtër të pamjes së mrekullueshme malore të perëndimit të diellit, nga pishina e saj.
Ylli i Keeping Up with the Kardashians më vonë dha një vështrim të shkurtër nga zbukurimet që i ka bërë me rastin e Krishtilndjes në shtëpi. /Lajmi.net/