Lajme

Krasniqi: Flamurin e vendosëm për t’ju treguar Osmanit e Kurtit që liria buron nga lufta e UÇK-së, sado që e mohojnë

0
krasniqi:-flamurin-e-vendosem-per-t’ju-treguar-osmanit-e-kurtit-qe-liria-buron-nga-lufta-e-uck-se,-sado-qe-e-mohojne

Para këtij objekti në afërsi të flamurit të Kosovës dhe të atij të Bashkimit Evropian, nga PSD e vendosën flamurin me llogo të UÇK-së.

E pas kësaj, anëtari i PSD-së Frashër Krasniqi tha se flamurin e vendosën sa për t’ju treguar Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit që liria buron nga lufta e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Flamurin e UÇK-së e vendosëm në Presidencë. Sa për t’ju treguar Vjosa Osmanit e Albin Kurtit që liria jonë buron nga lufta e UÇK-së, sado që e mohoni ju!”, shkroi ai.

Ky aksion i PSD-së erdhi pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një publikim të bërë në Facebook ku fliste për Kosharen nuk përmendi fare UÇK-në./Lajmi.net/

Lexo të tjera