Sport

Kreu i FFK-së heq dilemat për Andi Zeqirin

0
kreu-i-ffk-se-heq-dilemat-per-andi-zeqirin

Ai e quan të mbyllur çështjen e Zeqirit.

”Andi Zeqiri është futbollist i Kosovës. Unë e kam mbyllur çështjen e përfaqësimit të tij nën fanellën e Kosovës. Andi me vullnetin e tij ka dëgjuar zemrën që i rreh për Kosovën”, deklaroi Ademi për Gazetën Olle.

“Ata janë një familje atdhetare. Përkundër të mirave që iu ka dhënë Zvicra, babai i Andit, Avdiu, është shumë i lumtur që Andi do ta përfaqësojë Kosovën”.

“Andi për Kosovën ka nënshkruar fillimisht në zemër e pastaj në letër. E kemi dërguar dokumentin në Zvicër dhe në FIFA. Tani presim të drejtën t’i bashkohet grupit”.

“Andit i dëshirojmë shumë suksese në klubin e ri në Angli”, shtoi Ademi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë për mediat zvicerane se Zeqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së tyre.

Lexo të tjera