Rozë

Kris Jenner akuzohet për ngacmim seksual

0
kris-jenner-akuzohet-per-ngacmim-seksual

Avokati i Kris Jenner i ka përshkruar akuzat nga një ish roje sigurie në lidhje me yllin e Kardashians si “qesharake”, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Kris Jenner ka mohuar akuzat për ngacmime seksuale dhe ekspozimin e saj pasi ishte paditur nga një ish-truproje.

“Mamaja” e Kardashianëve pretendohet se i ka kërkuar favore sekusale ‘të padëshiruara’, derisa ishte duke punuar në siguri, pretendim i cili nga avokati i Jenner konsiderohet “qesharak”.

Jenner, 64 vjeçe, akuzohet për masazhimin e qafës, shpatullave dhe krahëve të burrit dhe mbështetjen e dorës në ijë, në një proces gjyqësor të marrë nga agjencia e lajmeve PA, e cila është ngritur në Los Angeles.

Burri, i cili nuk është emëruar, gjithashtu pretendon se ylli i Keeping Up With The Kardashians ekspozoi pjesë të trupit të saj në një “mënyrë të pahijshme ose sugjestionuese”.

Avokati i Jenner, Marty Singer, lëshoi ​​një deklaratë për faqen e internetit të SHBA, duke mohuar akuzat.

“Kris kategorikisht mohon të jetë sjellur ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj [akuzuesit],” tha ai. “Roja i sigurisë punoi jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk hyri as në shtëpinë e Kris.”

Singer, një avokat i njohur për mbrojtjen e të pasurve dhe të famshëmve, tha që roja i sigurimit kishte “shumë pak ndërveprim” me Jenner gjatë kohës që punoi me familjen e famshme të reality-shout.

“Pasi roja u kap në mënyrë të përsëritur duke fjetur në makinën e tij ndërsa ishte në punë, kompanisë së sigurimit iu kërkua që të mos e caktojë atë për të punuar atje në të ardhmen,” vazhdoi ai.

Sipas padisë, truproja filloi të punonte për David Shield Security dhe Armour Protection Services në shkurt 2017 dhe iu caktua Jenner dhe vajzës së saj të madhe, Kourtney Kardashian – e cila gjithashtu është paditur.

Ai pretendon se ngacmimi seksual i Jenner filloi vetëm disa muaj më vonë, në maj 2017. /Lajmi.net/

Lexo të tjera