Sport

Kriza e Barcelonës, Bartomeu do t’i kërkojë Messit ulje të pagës

0
kriza-e-barcelones,-bartomeu-do-t’i-kerkoje-messit-ulje-te-pages

Superylli argjentinas kishte kërkuar largimin nga Blaugranët si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar, gjë që klubi refuzoi ta pranonte.

Ndërsa më pas, 33-vjeçari vendosi ta vazhdonte qëndrimin duke dashur të shmangte ndonjë mosmarrëveshje ligjore me katalunasit.

Dhe ndërkohë që klubi është duke pasur probleme financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Cuatro raporton se presidenti do t’i kërkojë sulmuesit që të heqë dorë nga një pjesë e pagës, në mënyrë që shpenzimet e Barcës të jenë më të vogla.

Ndryshe, revista prestigjioze Forbes e ka bërë listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë dhe Leo Messi (106 milionë euro) e kryeson atë para Cristiano Ronaldos (98.5 milionë euro). /Lajmi.net/

Lexo të tjera