Lajme

Kryeministri lartëson aksionin në Karaçevë, thotë se po kthehet normaliteti në çdo fushë

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se ky është vetë fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë, raporton Express.

Hoti ka thënë se ky aksion është dëshmi se institucionet e sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

 

Lexo të tjera