Ekonomi

Kryetari i Skenderajt: Fermerët e dëmtuar nga vërshimet të aplikojnë për kompensim

0
kryetari-i-skenderajt:-fermeret-e-demtuar-nga-vershimet-te-aplikojne-per-kompensim

Jashari përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dëmet që u janë shkaktuar fermerëve nga vërshimet do t’iu kompensohen.

Ai tha se kompensimin e dëmeve ndaj fermerëve të prekur nga vërshimet do ta bëjë Qeveria e Kosovës përmes komunës.

Postimi i plotë:

Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.

Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.
Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.
Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.

Në përkrahje të fermerëve! /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera