Ekonomi

Kryetari Sokol Halili nuk tregon a e ka larguar menaxherin e prokurimit, KRPP pohon se ai ka bërë shumë shkelje

0
kryetari-sokol-halili-nuk-tregon-a-e-ka-larguar-menaxherin-e-prokurimit,-krpp-pohon-se-ai-ka-bere-shume-shkelje

Fadil Abazi i është tërhequr licenca me datë 31 Maj 2021. Por, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili nuk ka treguar për lajmi.net nëse ka marr masa ndaj këtij zyrtari që ta largojë nga pozita e menaxherit.

Para pak ditëve, lajmi.net ka raportuar për këtë rast, duke u thirrur në burime të veta.

Redaksia e posedon vendimin e plotë të Bordit të KRPP lidhur më këtë rast. Sipas vendimit të Bordit, menaxheri Abazi kishte bërë edhe veprime tjera të kundërligjshëm në procedurat e prokurimit publik.

“Vendim: Anulohet Certifikata Profesionale për menaxherin e Prokurimit të Autoritetit Kontraktues KK Viti –z. Fadil Abazi. Arsyetimi: Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), duke u bazuar në Rregulloren Nr. 2/2017 në paragrafin 9 të nenit 25 të LPP-së ka parashtruar kërkesë pranë KRPP-së për anulimin e certifikatës profesionale të prokurimit, për menaxherin e Prokurimit të Autoritetit Kontraktues –KK Viti -Fadil Abazi. Kërkesa në fjalë (sipas OSHP-së) parashtrohet me arsyetimin se i lartcekuri në cilësinë e menaxherit të zyrës së prokurimit në AK-KK Viti për aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi I rrugës Viti –Kërbliq –Ferizaj, faza II, ka bërë shkelje esenciale, për faktin se zyrtari në fjalë ka vendosur në dosjen e tenderit kërkesa diskriminuese dhe nuk e ka pezulluar aktivitetin e prokurimit në platformën e prokurimit edhe pse ka pranuar kërkesë për rishqyrtim nga OE “Rahovica Comerc” me datë 11.11.2020, duke vepruar në kundërshtim me nenin 108/A paragrafi 2 I LPP-së, ka bërë shkelje lidhur me aktivitetin e prokurimit në fjalë, të iniciuar nga AK KK-Viti, e që pretendimet ankimore i janë aprovuar ankuesit edhe në rastin e shqyrtimit të ankesës nr. 1031/20, ku me vendim të OSHP-së është aprovuar ankesa sipas konstatimeve të raportit të ekspertizës nr. 102/20”, thuhet  në hyrje të vendimit të vendimit të Bordit të KRPP-së.

Tutje në vendim thuhet se: Menaxheri i prokurimit KK Viti nuk ka zbatuar vendimin e OSHP, të datës 28.12.2020. Komisioni për trajtimin e ankesës së OSHP-së, i formuar nga Bordi i KRPP-së me datë 31.01.2021 në përbërje prej 3 anëtarëve bazuar në dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion (Njoftim lidhur me vendimin 1031-20 të datës 30.21.2020 dhe Vendimin PSH nr.1031/20 të datës 24.12.2020):

Me datën 06.10.2020, EO “Rahovica Comerc” ka bërë kërkesë për rishqyrtim që ka pasur të bëjë më kërkesat e dosjes se tenderit Aneksi 1, e cila pas shqyrtimit nga njësia e kërkesës, është aprovuar kërkesa për ri-shqyrtim.

Autoriteti kontraktues – KK Viti ka aprovuar kërkesën e EO “Rahovica Comerc”, duke respektuar afatet ligjore në ushtrimin e të drejtës për shqyrtim.

Autoriteti Kontraktues pas aprovimit të kërkesës për rishqyrtim, më datën 09.10. 2020, nxjerr një vendim për OE “Rahoveca” ku tregon se ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim dhe ka bërë ndryshime në dosjen e tenderit.

Në po të njëjtën datë, atë më 09.10.2020 AK pas aprovimit, ka publikuar njoftimin për informata shtesë ose përmirësim gabimi, duke ndryshuar kërkesat në dosjen e tenderit.

Me datë 24.11.2020 EO “Rahovica Comerc” prapë ka bërë kërkesë për rishqyrtim me kërkesa të njëjta me ato të datës 06.10.2020, ndërsa më datë 26.11.2020 AK i drejtohet me e-mail OE, ku kërkon sqarime rreth shqyrtimit të kërkesave të përsëritura, pasi që AK ka aprovuar kërkesën e parë (09.10.2020), duke bërë ndryshime në dosjen e tenderit.

Me datë 28.11.2020 EO “Rahovica Comerc” ka deponuar ankesë në OSHP. Rrjedhimisht paneli shqyrtues kundër këtij aktiviteti të prokurimit më datë 12.11.2020 ka nxjerr vendim nr 793 -807/20, ku përmes të njëjtit është obliguar AK që të bëjë ndryshime në dosjen e tenderit dhe të veproj konform nenit 53.7 të LPP-së.

Si rezultat i këtyre shkeljeve të LPP-së, OSHP me datën 28.12.2020 merr vendim, me të cilin kërkohet anulimi i njoftimit për kontratë të aktivitetit të prokurimit dhe me rastin e ri-tenderimit të hartojë kërkesat dhe kriteret konform dispozitave të LPP-së.

Komisioni për trajtimin e ankesës së OSHP-së, i formuar nga Bordi i KRPP-së me vendim të datës 31.01.2021 në përbërje prej tre anëtareve, sa i përket këtij aktiviteti të prokurimit, bazuar në dëshmitë e ofruar nga AK KK Viti (i cili pretendon) se nga OSHP nuk kanë pranuar kurrfarë konfirmimi për anulimin e procedurës së prokurimit nuk ka hasur në ndonjë shkelje serioze të dispozitave ligjore që do të shpien në anulimin e certifikatës.

Pas trajtimit më të gjerë të kërkesës dhe analizimit të aktivitetit të prokurimit, Bordi i KRPP-së gjenë se është evidente që Zyrtari përgjegjës i prokurimit në aktivitetin e lartcekur, ka vendosur kritere dhe kërkesa diskriminuese dhe favorizuese e kundërligjore dhe në vazhdimësi ka insistuar të përdorë ato edhe pas ri-tenderimit të aktivitetit të njëjtë të prokurimit.

ZPP duke qenë në dijeni të këtyre ka vendosur po të njëjtat kërkesa në njoftimin për kontratë të datës 26.03.2021, për të njëjtin aktivitet prokurimi.

Këto veprime të zyrtarit përgjegjës të prokurimit, shkeljet e vazhdueshme ligjore dhe sidomos insistimi për të vendosur kritere krejtësisht jo ligjore, kufizuese diskriminuese dhe aspak në harmoni me specifikat e kontratës dhe pas vendimeve të OSHP-së të cilat kanë kërkuar korrigjimin e tyre janë të pa pranueshme dhe në të njërën kohë zyrtarin përgjegjës të prokurimit të lartcekur e bëjnë një recidivist (përsëritës) të shkeljes së ligjit të LPP-së.

Po ashtu, ZPP në fjalë ka një evidencë tjetër negative duke qenë se  sipas të dhënave nga departamenti i Monitorimit të KRPP-së në vazhdimësi është kontaktuar nga zyrtari monitorues i KRPP-së duke kërkuar nga ai që të korrigjoj aspektet ligjore në aktivitete tjera të prokurimit publik të ndërmarra nga KK –Viti.

Gjithashtu, KRPP-ja të njëjtit më datë 27.02.2020 i ka lëshuar edhe “Vërejtje të fundit” për aktivitete e zhvilluara gjatë vitit 2019, po ashtu për shkelje të procedurave të prokurimit dhe për performancën e tij të dobët në menaxhimin e aktiviteteve të prokurimit.

“Bordi i KRPP-së, në mbështetje të nenit 25, paragrafi 8 të Ligjit Nr. 04/01-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr.05/L-092, duke u mbështetur në të dhënat e cekura më lartë dhe në faktin se ZPP në fjalë ka vazhduar në mënyrë të pa përmirësueshme të bëjë shkelje të rënda ligjore, vendosi si në dispozitat e këtij vendimi”, thuhet në fund të vendimit.

Vendimi mbanë datën 31.05.2021 dhe i njëjti i është dërguar palës, Komunës së Vitisë, OSHP-së.

Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi lidhur më shkelje që janë bërë nga zyra e prokurimit të Komunës së Vitisë në këtë aktivitet të prokurimit, duke filluar nga procedura e parë dhe më pastaj procedura e dytë ri-tenderimi.

Ndonëse, kompania “Rahovica Comerc” me ankesat e saj ka bërë që menaxherit të prokurimit t’i tërhiqet licenca, Komuna kishte nxjerr vendim të kundërligjshëm në ri-tender, para pak javëve që të shpërblehet më kontratë kjo kompani. Por, ditën e fundit më 31 maj, kur edhe i ishte dërguar komunës vendimi nga KRPP, menaxheri i prokurimit kishte nxjerr vendim të kundërligjshëm që të shpërblehet me kontratë, kompania për të cilën ishin bërë shkeljet në herën e parë, e cila ishte rekomanduar për kontratë.

Lajmi.net ka raportuar edhe për këtë rast, por dy ditë pas raportimit, me datë 6 qershor, prokurimi komunal e ka ngarkuar në e-prokurim një vendim për pezullim të aktivitetit të prokurimit konform një ankese. Ndonëse vendimi është ngarkuar me 6 qershor, në dokument shkruan se vendimi për pezullim është marr me 1 qershor dhe mbanë firmën e menaxherit të cilit i është dërguar vendimi për tërheqje të certifikatës një ditë më herët. /Lajmi.net/

Komuna e Sokol Halitit sfidon ligjin për t’i dhënë tender kompanisë së njerëzve të afërt më LDK-në

KRPP-ja neglizhon vendimin për revokimin e certifikatës së shefit të prokurimit të Vitisë

Në ditën që i revokohet licenca, menaxheri i prokurimit të Vitisë shkel përsëri ligjin

Lexo të tjera