Lajme

Kryetarja Osmani ka pritur ambasadorin Joern Rohde, për nder të ditës së bashkimit të Gjermanisë

0
kryetarja-osmani-ka-pritur-ambasadorin-joern-rohde,-per-nder-te-dites-se-bashkimit-te-gjermanise

Zonja Osmani ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.

“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë zonja Osmani.

Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë.

Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, zonja Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.​/Lajmi.net/

Lexo të tjera