Sport

Kryhen testimet e treta te Napoli, De Laurentiis telefonon Agnellin

0
kryhen-testimet-e-treta-te-napoli,-de-laurentiis-telefonon-agnellin

Kaq ka mjaftuar që sipas mediave italiane, presidenti Aurelio De Laurentiis të telefonojë homologun e tij te Juve, Andrea Agnelli, për të diskutuar mbi mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, me pretendimin se situata nuk është aspak e mirë dhe se do të ishte e udhës të shmangeshin rreziqet.

Gjithsesi protokolli është i qartë dhe Liga Italiane nuk ka ndërmend të autorizojë shtyrjen e kësaj ndeshjeje, me përjashtim të ndonjë rezultati surprizues nga testimet e sotme, përgjigjet e të cilave priten në orët e pasdites, para se skuadra e Napolit të niset drejt Torinos.

Klubi napolitan u përball të dielën me Genoan, skuadra nga e cila rezultuan pozitivë plot 11 futbollistë dhe 4 anëtarë të stafit, në testimin e kryer pak orë pas ndeshjes, ndaj edhe të kaltrit iu nënshtruan testit dy herë gjatë javës.

Deri tani vetëm Piotr Zielinski dhe një pjesëtar i stafit të Gattusos kanë rezultuar pozitivë dhe nuk do të jenë në dispozicion të teknikut për përballjen me Juventusin në “Allianz Stadium” të dielën në mbrëmje, ndërsa pasdite do të mësohet nëse do të ketë ndonjë futbollist tjetër të prekur./SS/

Lexo të tjera