Bota

Ku është kryeministri? Hoti i heshtur përballë arrestimit të krerëve të OVL e UÇK-së

0
ku-eshte-kryeministri?-hoti-i-heshtur-perballe-arrestimit-te-krereve-te-ovl-e-uck-se

Kjo ka ndodhur pas një aksioni të hetuesve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast është arrestuar kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati për të cilin, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se kishte urdhër arrest nga Specialja, ndërsa i arrestuar është edhe nënkryetari Nasim Haradinaj për të cilin nuk ka folur Specialja.

Specialja lëshon komunikatë, për Hysni Gucatin kishte urdhër për arrestim – nuk përmendet Nasim Haradinaj

E për këtë rast asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Si i pari i ekzekutivit, Hoti sot ka mbajtur mbledhjen e qeverisë ku janë shqyrtuar masat e reja anti-Covid.

Lidhur me zhvillimet e ditës së sotme ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është shprehur se në Kosovë askush nuk është duke iu shmangur drejtësisë prandaj Specialja s’ka nevojë për aksione të tilla.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës presin drejtësi për pretendimet monstruoze për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/ 

Pas zhvillimeve të sotme reagon presidenti Thaçi: Askush nuk po tenton t’i ikë drejtësisë, s’ka nevojë për ekspedita dhe aksione spektakolare

 

 

Lexo të tjera