Ekonomi

Kuçi e ambasadori hungarez flasin për Marrëveshjen Financiare

0
kuci-e-ambasadori-hungarez-flasin-per-marreveshjen-financiare

Siç njofton kumtesa, mes ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.

Biseda u zgjerua në Marrëveshjen për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim. Ministri Kuçi premtoi se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të facilitohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë pritoritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.

Më 13 tetor 2020 nga ambasadori Jozef Bencze u njoftua që do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga Qeveria Hungareze. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera