Ekonomi

Kuçi e Janova arsyetojnë licencimin e hidrocentraleve për “Kelkos”, thonë se nuk pati ndërhyrje politike

0
kuci-e-janova-arsyetojne-licencimin-e-hidrocentraleve-per-“kelkos”,-thone-se-nuk-pati-nderhyrje-politike

Pavarësisht se u adresuan kritika nga deputetët në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, dy zyrtarët institucional këtë veprim thanë se e kanë marrë bazuar në ligje dhe se nuk kanë pasur ndërhyrje politike.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi tha se ai nuk është involvuar në këtë proces, por sipas tij nuk ka ndonjë indikacion që është shkelur ligji.

“Ministri nuk është involvuar në këtë nënshkrim, nuk ka asnjë indikacion që në këtë proces është shkel ligji. Ndikimet e mia kanë qenë vetëm zbatim i ligjeve në fuqi dhe kam pas kërkesë që ato të zbatohen në përpikëri”, tha ai.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE, Arsim Janova tha se lejet afatgjate “Kelkos Energy” iu kanë dhënë pasi i kanë plotësuar kriteret.

“Leja mjedisore qenë nga ministria që ka qenë kusht i vetëm, dhe gjithçka dokumentet tjera i kanë plotësuar të gjitha kushtet për licenca afatgjate”, tha ai, raporton KP.

Por anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli tha se me këtë vendim ZRRE-ja i ka dhënë goditje punës së Kuvendit.

Lexo të tjera