Lajme

Kudusi Lama: Të zhdukurit tanë dihen me emër e mbiemër, serbët kanë vetëm numra

0

  • Te infektuar: 15.620
  • Sheruar: 13.554
  • Vdekur: 625

 

Kudusi Lama: Të zhdukurit tanë dihen me emër e mbiemër, serbët kanë vetëm numra

Lajme

Gazeta Express

01/10/2020 18:20

Për të biseduar për kohën kur ishte aktiv në ushtri, dhe angazhimet e tija të para për ta ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të enjten në Frontal të T7, ishte i ftuar doktori i shkencave ushtarake, gjenerali i njohur shqiptar, Kudusi Lama.

Gjenerali shqiptar, Kudusi Lama, ka thënë në Frontal të T7, se është e çuditshme që Evropa merret me thashethemet e serbëve.

Sipas tij, të zhdukurit ndër shqiptarët dihen deri në detaje. Por, e njëjta gjë, nuk është për serbët, të cilët kanë vetëm numra.

“Unë kam qenë dakord me ngritjen e Gjykatës Speciale, por nuk kam qenë dakord me raportin e Dick Martyt. Më e turpshme është që thashethemet serbe, i ka marrë parasysh Evropa. Të gjithë ata që pretendojnë serbët që i kanë të zhdukur, janë vetëm numër, kurse të zhdukurit tanë, dihet me emër e mbiemër, e po ashtu me adresën e vendbanimit, kurse serbët e thonë vetëm numrin”, tha Kudusi Lama në Frontal./Express/

Lexo të tjera