Lajme

Kujdes, pamje shokuese! Pacienti me koronavirus ndërron jetë në tualetin e spitalit, tronditet Italia

0
kujdes,-pamje-shokuese!-pacienti-me-koronavirus-nderron-jete-ne-tualetin-e-spitalit,-tronditet-italia

Për ngjarjen tronditëse, që po bën bujë, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Guiseppe Longo, duke thënë se ngjarje të tilla janë për të ardhur keq.

Burri po shërohej ngas koronavirusi në spitalin Karderel, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë të panjohura – edhe pse dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Sipas burimeve brenda këtij spitali, dikush ishte futur në tualet për ta realizuar videon, derisa personeli nuk ishte aty, pasi po kërkonin një mjet, me të cilin do ta transportonin trupin e pajetë.

Mes të tjerash, drejtori i spitalit ka shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për t’u zbuluar se kush është autori i videos. Në anën tjetër gjykata sot ka urdhëruar izolimin e trupit të pajetë të burrit, për t’u konstatuar nëse ai vërtetë ka pësuar sulm në zemër.

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi di Majo, ka thënë se kriza shëndetësore ka dalë nga kontrolli në qytetin e tretë për nga madhësia në Itali, duke theksuar se janë shokuese pamjet e pacientit që është gjetur i vdekur në spital.

Ai ka ripërsëritur se agjencitë lokale duhet të sigurojnë qytetarët e tyre.

“Situata në Napoli dhe rajone tjera ka dalë nga kontrolli. Qeveria duhet të ndërhyjë sepse nuk ka mbetur edhe shumë kohë”, ka shtuar Di Majo, shkruan Reuters.

Mjekët në Napoli kanë bërë të ditur se situata në spitalet e këtij qyteti janë buzë kolapsit, siç po ndodh edhe në qytetet tjera. Numri i të sëmurëve nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka tejkaluar shifrën prej një milion.

Deri më tani si rezultat i COVID-19, në Itali kanë humbur jetën 42.953 persona.

Lexo të tjera