Sport

Kukësi akuzon ashpër Besar Musollin

0
kukesi-akuzon-ashper-besar-musollin

Ky është qëndrimi i klubit verilindor në lidhje me lamtumirën e mesfushorit kosovar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, duke arsyetuar largimet e shumta, Kukësi ka shkruar që Musolli nuk ka respektuar kontratën.

Kukësi thekson që Musolli së bashku me Valon Et’hemin, janë larguar pa diskutuar fare me klubin.

“Besar Musolli dhe Valon Et’hemi janë futbollistët e vetëm që nuk kanë respektuar kontratën duke e prishur në mënyrë të njëanshme, pa diskutuar me klubin” njofton ndër të tjera klubi bardhekaltër.

Ndryshe, Musolli ka zhvilluar dy ndeshje me Gjilanin, fillimisht ndaj Llapit në udhëtim dhe dje ndaj Ballkanit. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera