Bota

Kundërshtari kryesor i Putinit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

0
kundershtari-kryesor-i-putinit-nominohet-per-cmimin-nobel-per-paqe

“Unë po informoj këtë me pëlqimin e atyre që kanë bërë propozimin. Jo të gjithë janë të gatshëm të zbulojnë emrat e tyre, por është një propozim masiv, herët a vonë disa emra do të dalin”,- u shpreh shkencëtari.

Ai gjithashtu theksoi se procesi i nominimit të Navalny kishte filluar nga shkencëtarët, të cilët shprehen se lideri i opozitës ruse ka bërë shumë për paqen.

DË shkruan se sipas rregullave të Nobel, rektorët e universiteteve, profesorë të shkencave shoqërore, historisë, filozofisë, drejtësisë dhe teologjisë, si dhe drejtorët e instituteve kërkimore për paqen dhe politikën e jashtme kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Alexei Navalny, kohët e fundit është shtruar në spital, pasi u tentua helmimi i tij.

Në fillim u mendua se ai u helmua nga çaji që kishte konsumuar në avion, por më pas është zbuluar se komplikacionet kanë ardhur nga uji që ka pirë në hotel.

Lexo të tjera