Sport

Kupa e Gjermanisë: Dortmund shkatërron Duisburgun, Reus kthehet me gol

0
kupa-e-gjermanise:-dortmund-shkaterron-duisburgun,-reus-kthehet-me-gol

Dortmund ka shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Duisburg, duke fituar me rezultatin 0:5, shkruan lajmi.net

“Verdhezinjt’ shënuan dy herë në 30 minutat e para, me Jadon Sancho në minutën e 15’ dhe Jude Bellingham në minutën e 30’.

Duisburg hasën në vështirësi edhe më të mëdha kur Dominic Volkmer u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38’.

Një minutë më vonë, Thorgan Hazard shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për 0:3, rezultat ky që ishte finali për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën te goli edhe dy herë.

Giovanni Reyna shënoi për 0:4 në minutën e 50’, kurse në minutën e 58’, në prekjen e tij të parë në këtë ndeshje pas rikthimit, Marco Reus shënoi për 0:5, duke u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi.

Kështu, Dortmund mori një fitore të lehtë në kuadër të Kupës së Gjermanisë, për të vazhduar tutje bindshëm. /Lajmi.net/

Lexo të tjera