Lajme

Kuptimi i “çuditshëm” i simbolit në uniformën e pjesëtarëve të EULEX-it, gjatë aksionit në OVL-UÇK

0

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Misionit të EULEX-it kanë bastisur dje Selinë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë, dhe më pas kanë arrestuar kreun e saj, Hysni Gucatin.

Të armatosur deri në dhëmbë, këta pjesëtarë s’kanë lejuar askënd të afrohet afër objektit të Organizatës.

Mirëpo, ajo çfarë ra në sy tek disa prej tyre ishte vendosja e një simboli interesant në uniformën ushtarake.

Në foton shihet se si pjesëtarët e misionit ndërkombëtar kanë në gjoks logon e “Punisher”-it, kafkën me katër dhëmbë, shkruan indeksonline.

Kjo logo bazohet në filmin “The Punisher” (Ndëshkuesi),  që inkorporon me hakmarrjen.

Kuptimi i këtij filmi lidhet me një person i cili pasi mori hakmarrjen ndaj njerëzve përgjegjës për vdekjen e gruas dhe fëmijëve të tij, ai zbulon një komplot që shkon më thellë se bota kriminale e Nju Jorkut.

Lexo të tjera